Rikthehet Superiorja, të premten tri sfida

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve miqësore të Kombëtares, Egnatia- Kukësi (15:00) do të rikthejë këtë të premte ndeshjet e Abissnet Superiore. Më pas (19:00) dy sfidat e tjera të po kësaj dite. Tirana do të presë Teutën ndërsa Vllaznia takohet në Shkodër me Erzenin.

E shtuna servir dy sfidat e mbetura. Fillimisht në Laç luhet ndeshja Laçi- Partizani (15:00) ndërsa i vë ‘kapakun’ javës së 29-të dueli i Durrësit me çiftin Dinamo Siti- Skënderbeu i cili starton në orën 18:00.

Kampionati kryesohet nga Egnatia me 51 pikë. Ndjek Vllaznia me 49, Partizani 46 dhe Skënderbeu me 40 pikë. Dinamo- Teuta kanë një takim më pak, rekuperohet më 3 prill 2024.

Abissnet Superiore, java e 29-të:

E premte

Egnatia- Kukësi (15:00)

Tirana-Teuta 19:00

Vllaznia- Erzeni 19:00

E shtunë

Laçi- Partizani (15:00)

Dinamo Siti- Skënderbeu 18:00 (në Durrës)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!