Tirana zgjohet në derbi…

Abissnet Superiore, Java 28:
Tirana – Dinamo 3-2 (Nikqi 7′, Latifi 18′ pen, Jonuzi 79’/ Qefalia 69′, 76′)

Ndeshje spektakolare ajo mes Tiranës dhe Dinamos në “Air Albania” ku bardheblutë u kthyen te fitorja mes 5 golave dhe rivalitetit të fortë që përshkoi gjithë duelin.

Derbi nisi më mirë për Tiranën që festuan falë Nikqit që në minutën e shtatë dhe dyfishuan me penallti pak minuta më vonë ku Latifi ishte protagonist për ta fituar dhe shënuar këtë 11-metërsh.

Në pjesën e dytë skenën e rrëmben një “ish” si Qefalia që ndëshkon dy herë brenda pak minutash ekipin bardheblu duke rihapur dhe ndezur plotësisht sfidën por dhe kjo vetëm për pak sekonda.

Jonuzi shpëton Tiranën nga një barazim i hidhur duke shënuar dhe vulosur rezultatin përfundimtar 3-2 në favor të skuarës së Erbim Fagut.

Me këtë 3-pikësh Tirana rikthehet në garë për katërshen finale duke lënë pas Dinamon. Për bardheblutë numërohen 39 pikë, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt, ndërsa për dinamovitët janë 36 pikë dhe një ndeshje e prapambetur ndaj Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!