Superiore/ Java e 29-të në ditën e 29-të të muajit

Rikthehet Superiorja dhe në radhë është java e 29-të. Ose ndryshe, 8 xhiro nga fundi i këtij edicioni të 85-të të futbollit elitar në Shqipëri. Me llogari të hapura e objektivë të vënë seriozisht në vështirësi. Thuajse për të 10 klubet pjesëmarrëse.

Luhet këtë të premte të 29 marsit 2024 (3 ndeshje) dhe nesër (dy të tjera). Shkaku i afrimit të kalendarit, vjen nga dy sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në program me 3 prill (Kukësi- Tirana dhe Egnatia- Vllaznia).

Sot, nis me Egnatia- Kukësi në orën 15:00. Shtatë ndeshje pa fitore në kampionat e kanë futur skuadrën kryesuese, Egnatian në vorbullën e dështimit për të mbyllur si kryesuese në një garë të cilën e kishin vënë nën “thundër” që prej mesit të fazës së parë. Përballë ka Kukësin e fundit i cili befas është zgjuar teksa ka marrë dy fitore radhazi me Laçin e Vllazninë.

Në orën 19:00 Tirana-Teuta në ‘Air Albania Stadium’ dhe Vllaznia- Erzeni në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës. Erbim Fagu trajneri i ri i bardhebluve, pasi mori fitoren e parë me Dinamon javën e kaluar 3-2, kërkon vazhdimësi.

Tekniku tha dje për mediat se “Teuta ka një skuadër simpatike dhe luftarake” duke lënë të kuptohet se Tirana edhe pse ka rekuperuar thuajse të gjithë futbollistët, do ta ketë goxha të vështirë. Për durraskët objektivi nuk ndyshon, skuadra do pikë të tjera për t’i ikur rrezikut. Vjen pas fitores me Partizanin 1-0.

Ndërkaq Vllaznia humbi në Kukës javën e kaluar duke ndërprerë serinë e fitoreve radhazi. Këtë mbrëmje, rigjen Erzenin të cilin e kaloi lehtë në Kupë dhe tani me rikthimin e Krymit e portierit Qarri në formacion, pavarësisht mungesës së Smajlit (i dëmtuar), skuadra e Osmanit pritet të japë maksimumin para publikut shkodran.

Në anën tjetër Erzeni i ka finale të gjitha ndeshjet sepse qëndrimi në Superiore është totalisht në pikëpyetje. Mihana, Zeka dhe Marzuk në vijën e parë, duken prej disa javëve larg optimales e në ngërç goli. Deliallisi ka në pikëpyetje lojtarë si Kahrimanoviç apo Maliqi.

Java e 29-të:

Egnatia- Kukësi 15:00

Tirana- Teuta 19:00

Vllaznia- Erezni 19:00

Nesër

Laçi- Partizani 15:00

Dinamo Siti- Skënderbeu 18:00 (në Durrës)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!