Fundi i sezonit, Superiorja sot dy duele të ndezura

Do të startojë sot java e 33-të e Abissnet Superiore. Në program sipas kalendarit të Departametit të Garave dy takimet e orës 18:00. Skënderbeu- Erzeni dhe Dinamo Siti -Laçi të destinuara të luajnë fatet e tyre në Korçë dhe në “Elbasan Arena”.

Korçarët janë në kërkim të zonës ‘Final 4’ ndërsa rivali i tyre Erzeni me shansin e fundit për të gjetur shpëtimin e sezonit. Në kampin korçar nuk ka mungesa çka i jep mundësinë trajnerit Gvozdenoviç të zgjedhë formacionin më të mirë të mundëshëm.

Sakaq Deliallisi e di mirë se sot kjo sfidë merr permasat e finales për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrim. Nga kampi i tyre Atanda dhe Marzuk nuk janë në listë.

Ndërkohë Dinamo do të presë Laçin në Elbasan. Kjo sfidë i ngjan një finaljeje tjetër pasi si blutë ashtu dhe bardhezinjtë e kanë të ndaluar të humbin. Skuadra e Mehmetit ka 46 pikë po aq sa Tirana të cilat duelojnë në distancë për zonën play off (Final Four), ndërsa kurbinasit për të ruajtur pozicionin e kërcënuar në tabelë nga skuadrat poshtë.

Te blutë mungesë e madhe ajo e mesfushorit Gudiabi por dhe Tahirit ndërsa te kurbinasit ato janë disa; Kryeziu,Kurti dhe Melo për kartonë, Paolo Zhunior i dëmtuar.

Sakaq të dielën dy ndeshje në orën 15:00 dhe derbi i madh i kryeqytetit Tirana- Partizani parashikuar për në orën 19:00.

Java e 33-të:

Sot:

18:00

Skënderbeu- Erzeni

Dinamo Siti -Laçi (në Elbasan)

Të dielën:

Egnatia- Vllaznia 15:00

Kukësi- Teuta 15:00

Tirana- Partizani 19:00 (në ‘Air Albania’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!