Kategoria e Parë rikthehet në fushë, sot katër duele ‘jetike’

Pas pauzës ardhur nga ndeshjet miqësore të ekipit Kombëtar, sot futbolli në vend nis me Kategorinë e Parë.

Në program java e 26-të e saj e cila sipas Departmentit të Garave në FSHF, do të startojnë në orën 14:00.

Për vetë emrat me histori në futbollin shqiptar, dueli i Fushë Krujës mes Kastriotit dhe AF Elbasanit duket mjaft interesant. Krutanët edhe pse nuk janë të qetë, ende në zonën e rrezikut, vijnë pas fitores 1-3 me Vorën e fortë teksa ndaj verdhebluve të Nevil Dedes, pritet të dhurojnë një tjetër sfidë interesante.

E njëjtë në letër edhe ndeshja e Burrelit aty ku vendasit e Klevis Himës do tentojnë të ndalin Bylisin e vendit të dytë.

Me mjaft interes pritet sfida ndërmjet Besës dhe Luzit me dy skuadrat e Kavajës që duhet të luftojnë për mbijetesë.

Në Fier, Apolonia për të konsoliduar pozitat te zona play-off, do tri pikë përballë Tomorit në krizë por me drejtues të ri sot në pankinë.

Mjaft interesante sfida e Peshkopisë aty ku Korabi-Flamurtari do provojnë forcat te zona ku luftohet për play off.

Kampionati kryesohet nga AF Elbasani me 59 pikë i ndjekur nga Bylis me 58-të.

Java e 26, Kategori e Parë:

Kastrioti-AF Elbasani

Besa -Luzi 2008

Apolonia -Tomori

Burreli-Bylis

Korabi -Flamurtari

Lushnja-Vora (nesër ora 14:00).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!