Kastrioti- AF Elbasani spektakël për një pikë, Burreli ‘dush’ Bylisit, Besa…

Hima pas fitores: “Fitorja ndaj Bylis për tiifozët dhe babain tim që udhëton drejt SHBA-ve”

Ndeshje spektakolare në stadiumin e Fushë- Krujës teksa dy emrat e njohur të futbolist shqiptar Kastrioti dhe Elbasani shënuan barazimin 2-2.

E gjithë ndeshja u shoqërua me ritëm të lartë e intnsitet veprimesh me miqtë që ishin më kërkuaes në gjysmën e pjesës së parë duke shënuar edhe një goal ‘aventurier’ me Edon Hasanin. Në startin e së dytës krutanët barazojë me Dejvid Kapllanin (u duratrokit ng babai i tij Xhevahir Kapllani prezent në tribunë) por sërish skuadra e Dedes ariti të rikthehet përpara me Grecën. Në fund ishte sërisj Kapllani Junior ai që barazoi për 2-2 final.

Në ‘Liri Ballabani’ Burreli me Himën trajner thyen Bylis dhe e përcjell babain nesër drejt Amerikës me këtë fitore dedikuese. Megjithatë tri pkët e sotme i stolisin Burrelin te zona e qetë në klasifikim duke figuruar +10 pikë nga zona e rrëzimit të menjëhershëm.

Fiton mes polemikave edhe Apolona ndaj Tomorit 2-1. Fillimisht beratasit kaluan përpara ndërsa në të dytën bardhjeshilët barazuan dhe kaluan përpara pas zhvillimëve të një penalltie (ndalur fillimisht nga portier e më pas Omeri e depozitoi në rrjetë).

Nuk ka fitues në Peshkopi aty ku Korabi e Flamurtari barazuan 1-1. Ndërkaq e thjeshtë për Besën në derbi me Luzin 2008. Shifrat finalë 4-1

Kampionati kryesohet nga AF Elbasani me 60 pikë i ndjekur nga Bylis me 58-të.

Java e 26, Kategori e Parë:

Kastrioti-AF Elbasani 2-2

Besa -Luzi 2008 4-1

Apolonia -Tomori 2-1

Burreli-Bylis 1-0

Korabi -Flamurtari 1-1

Lushnja-Vora (nesër ora 14:00)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!