Elbasani fiton pastër dhe ruan kreun

Java e 25: AF Elbasani- Bureli 3-0 (34′ Melo, 73′ Lleshi, 80′ Bobi)

Pas katër takimeve të orës 14:00 AF Elbasani luajti në 18:00 me Burrelin teksa fitoi me shifrat 3-0 për të ruajtur trendin e skuadrës kryesuese të nivelit të dytë të futbollit shqiptar.

Një gol i Leo Melos i dha avantazhin vendasve në “Elbasan Arena” në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shënuan dhe dy herë me Lleshin e në fund Bobi realzonte dhe të tretin.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet përsëri në vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se Bylis dhe të dy klubet duket se janë drejt rikthimit në Abissnet Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!