Lushnja përmbys Vorën dhe kap…Burrelin

Lushnja- Vora 4-3 (Canka 45′, 67′ (11-m), Preknicaj 59′, Lëru 81′ / Raboshta 17′ (11-m), Qardaku 21′, Xhebrahimi 90+3′)

U luajt sot ndeshja e fundit e javës së 26-të në Kategori të Parë në “Roza Haxhiu” të Lushnjës mes vendasve lagunarë dhe Vorës.

Fillimisht ishte Vora që shënoi me Raboshtën me penallti duke bërë që vendasit të ndihen të shokuar për disa minuta. Në këtë situatë skuadra mike godet sërish kur Qardaku dyfishoi në 21′.

Më pas nis zgjimi i skuadrës së Maganit. Në fund të pjesës së parë Canka shkurtoi shifrat në 1-2. Në të dytën sulmi vendas ishte në lartësi teksa shënoi dhe tre gola të tjerë.

Sërish Canka me penallti por dhe Preknicaj e francezi Lëru për 4-2. Në shtesë Xhebrahimi për miqtë shënon golin e tretë për 4-3 final.

Pas kësaj fitorjeje Lushnja arrin Burrelin në kuotën e 31 pikëve duke u larguar ndjeshëm nga zona e rrezikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!