Testi në Solna/ Shqipëria në provën e së…vërtetës

Orët afrojnë dhe Shqipëria gati të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore në pak ditë. Pas dështimit 0-3 (22 mars në Parma) me Kilin, sot kuqezinjtë e Silvinjos do të përballën në Solna (19:00) me Suedinë e teknikut të ri Jon Dohl Tomason.

Për këtë takim, kreu i pakniës shqiptare ka paralajmëruar se do të bëjë rrotacion goxha të madh duke lënë për të kuptuar se ka mbetur mjaft i pakënaqur nga performanca e tyre në ‘Tradini’.

Me shumë gjasë në portë do të kthehet Etrit Berisha por lëvizje konsistojnë në çdo repart. Ivan Balliu pritet të marrë vendin e Hysajt në të djathtë, ndërsa në mesfushë duket se Nedim Bajrami do ta nisë nga stoli.

Një ndryshim rrënjësor parashikohet në majë të sulmit aty ku Broja shihet titullar. Edhe Cikalleshi shihet më pranë Manajt që me shumë mundësi nuk e ka bindur dhe aq brazilianin. Ndërkaq të tjerë lojtarë si Muçi,Muçolli, Kumbulla, Laçi etj janë shumë pranë formacionit.

Vetë Suedia në gjirin e të cilëve ka futbollistë si portieri Olsen (Aston Vila), Kusulevski (Totenhem), Egdal (Bërnli), Isak (Njukasëll), Lindelof (Junajtid), Elanga (Notingham Forest), Forsberg (Nju Jork) etj, humbi keq tre ditë më parë (miqësore) në Guimaresh me Portugalinë 5-2.

Kjo miqësore i është besuar të gjykohet nga rumuni Marcel Birsan me koeficentin e ulët të skandinavëve (1.45) për ta fituar këtë takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!