Italia mposht Ekuadorin me dy gola në ekstreme…

  • Pas dy miqësoreve në SHBA, Italia do testohet në qershor me Turqinë në Bolonja dhe me Bosnjen në Empoli përpara se të përballet me Shqipërinë në Dortmund për Grupin B ‘Euro 2024’

Italia rivali i Shqipërisë në ‘Euro 2024’ teksa po kryen një tur miqësor në SHBA, mundi pak më parë 0-2 përfaqësuesën e Ekuadorit.

Dueli i luajtur në Nju Xhersi u vendos nga supergoli i Lorenco Pelegrinit në minutën e 3′ të takimit dhe ai në fund të testit nga Nikola Barela (90+4).

Në këtë takim trajneri i Axurrëve Luçiano Spaleti bëri disa ndyshime nga sfida e parë fituar me Venezuleën 2-1. Në portë u preferua portieri Vikario në vend të Donarumës ndërsa lideri i tyre Federiko Kieza nuk u aktivizua fare./Sportiim.al/

Formacioni startues i Italisë:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!