Belingam: Dua trofe me Anglinë dhe Realin

Ylli i Real Madrid dhe Anglisë Xhud Belingham ka dhënë një intervistë për Sky UK, duke u fokusuar paralelisht edhe në jetën e tij private:

“Kam një rreth të shkëlqyer mbështetësish: familjen time, miqtë e mi, të gjithë kujdesen për mua që të jem me këmbë në tokë. Nuk ndihem si një fëmijë që jam i përkryer. Ndjej sikur shkoj në punë çdo ditë si gjithë të tjerët, dhe jam i privilegjuar që pëlqej shumë punën time. Familja ime më mban me këmbë në tokë dhe kjo më bën të argëtohem çdo ditë, kur kthehem në shtëpi ndihem si një djalë mjaft normal”.

Objektivë? “Trofetë. Unë dua të jem në gjendje t’i jap vendit tim, Anglisë dhe ekipit tim, Real Madridit disa trofe. Vitet e fundit nuk kanë qenë të dhe aq të mira për Anglinë, kështu që është e vështirë.

Më kujtohet gjithmonë, i shikoja ndeshjet me familjen time. Mbaj mend që shkova në Islandë, Itali (për çerekfinalen e Euro 2012, red.), dhe këto ishin ndoshta dy kujtimet e mia të para që lidhen me kombëtaren”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!