De Biazi: Asllani luan pak por është i jashtëzakonshëm

“Asllani humbet shumë pak topa, por nuk është i vetmi lojtar i jashtëzakonshëm te Shqipëria”.

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i intervistuar nga La Tercera, është ndalur te sezoni i dy futbollistëve të Interit gati për të sfiduar njëri-tjetrin në provën miqësore Shqipëri-Kili, të planifikuar për nesër në Tardini të Parmës:

De Biazi:

“Asllani është i mirë, edhe pse luan shumë pak te Inter, ashtu si Sançez. Për mua nuk është gjëja më e rëndësishme, por ai ka mundësi të rritet shumë, ai është një mesfushor që po vendoset.

Ai punon shumë me topin, ai mund ta luajë topin e gjatë apo i shkurtër. Ai humbet shumë pak topa, por nuk është i vetmi lojtar i jashtëzakonshëm nga Shqipëria”.

Po për mediat amerikano- latine ish strategu kuqezi tha për Kilin: “Kili nuk mund të mendojë se gjithçka do të jetë e lehtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!