‘Tardini’ plot, Kroacia firot e para, fituesi i Australian Open’ takon ‘Axurrët’

Impianti ku luan Parma pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit (parashikuar 139 milion euro). Shqipëri- Kili ndoshta sfida e fundit…

Në “Ennio Tardini” të Parmës pritet që Shqipëria të mbështetet ndjeshëm nga tifozët kuqezinj, pasi janë me mijëra biletat e shitura deri tani.

Sot Federata doli me një njoftim se përveç blerjeve online, biletat për këtë ndeshje do të shiten edhe fizikisht të premten në stadium, duke nisur nga ora 15:00.

Kristiano Xhuntoli, drejtori sportiv i ‘Vecchia Signora’,pëlqen shumë mbrojtësin i Lokomotivës së Moskës shqiptarin Mario Mitaj. Nesër pritet ta ndjekë në Parma (Shqipëri- Kili miqësore).

Rivali i Shqipërisë në Euro 2024 Kroacia do të luajë në Kupën ACUD në Egjipt teksa nga lista e Daliç janë larguar dy futbollistë si Ivan Perisiç (pasi kthehet në klubin e tij për të vazhduar procesin e rikuperimit), si dhe Ante Budimir për shkak të temperaturës së tij.

Fitoi Australia Open 2024 (ndaj Medvedev) tenisti Janik Siner dha një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ një ditë pas takimit me kombëtaren e Luçiano Spaletit: “Doja vërtetë të njihja Spalettin dhe Kombëtaren. Ishte bukur, trajneri dhe unë e kuptuam që kemi ardhur nga familje të mira, shumë normale. Dhe nuk kemi ndryshuar me sukses”, deklaroi ai duke inkurajuar të kaltërit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!