Tjetër tragjedi, shuhet sulmuesi kolumbian
Ditë e trishtë në botën e futbollit. Guillermo Denis Beltrán, një sulmues krahu 24-vjeçar kolumbian, vdiq nga arresti kardiorespirator pasi u rrëzua në fushë gjatë stërvitjes me ekipin e tij, Real Santa Cruz, të divizionit të parë bolivian.
Kapiteni i Real Santa Cruz, Adolfo Soria Galvarro, ka rrëfyer episodin:
“Ai po stërvitej normalisht dhe u rrëzua. U përpoqën ta ringjallin, por ai vdiq kur u transferua në një klinikë”.
Në një deklaratë në Instagram, klubi nënvizoi cilësitë e sulmuesit:
“Ai ishte shumë më tepër se një lojtar i talentuar, ishte një mik. Një shok ekipi dhe një frymëzim për shumë njerëz. Pasioni i tij për lojën dhe shpirti i tij i palodhur do të vazhdojnë të kujtohen dhe vlerësohen përgjithmonë”.