Gjykata në Barcelonë/ Alves lirohet me kusht

Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves u la i lirë sot pas një vendimi të gjykatës së Barcelonës, me një garanci prej një milion eurosh në pritje të vendimit përfundimtar për brazilianit pas ankimimit që u bë.

Alves, i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg për ngacmim seksual, do të mund të largohet nga burgu kur të dorëzojë dy pasaportat e tij (braziliane dhe spanjolle), kështu që ai sipas ‘Marca’-as nuk do të mund të largohet nga vendi.

Gjykata gjatë procesit ka vlerësuar se nuk ka rrezik që ish-futbollisti të largohet nga vendi. Megjithatë, gjykata e ndalon brazilianin të largohet nga territori dhe e detyron të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të Barcelonës një herë në javë.

Paralelisht Gjykata e Barcelonës i ndalon afrimin e tij brenda 1000 metrave nga ajo, vendi i saj i punës ose nga vendet që frekuenton vajza akuzuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!