Kaos në Spanjë, bastisen zyrat e RFEF

Trazira në Federatën Spanjolle të Futbollit këtë mëngjes, teksa Guardia Civil bastisi zyrat në Las Rozas për të kërkuar dhe sekuestruar dokumente në lidhje me marrëveshjen ekonomike midis RFEF dhe kompanisë arabe që vepronte si ndërmjetëse për organizimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Hetuesit janë në kërkim për krimet e dyshuara të lidhura me korrupsion, administrimin e gabuar dhe pastrimin e parave gjatë 5 viteve të fundit duke përfshirë kontratën për organizimin e Superkupës në Arabi të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i Federatës, Luis Rubiales, me sipërmarrësin dhe ish-futbollistin Zherard Pike.

Për momentin janë kryer shtatë arrestime dhe 5 persona të tjerë janë nën hetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!