Xho Barone nuk ia del, ndërron jetë drejtori i Fiores

Xho Barone nuk i’a del. Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, i shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano që prej të dielës në mbrëmje, pasi u sëmur në hotel para ndeshjes (të shtyrë) kundër Atalantës, u nda nga jeta sot në moshën 57-vjeçare.

Në krah të tij janë familja e tij, bashkëshortja Kamila, katër fëmijët e tij, Pietro, Salvatore, Xhuzepe dhe Gabriela. Presidenti i Fiorentinës Roko Komiso pritej të mbërrinte nga SHBA të mërkurën (nesër).

Barone, nesër do të mbushte 58 vjeç dhe ky fakt ka trishtuar më shumë familjen dhe gjithë miqtë e tij anembanë. Klubi i Fiorentinës pritet të zyrtarizojë axhendën e lamtumirës së drejtorit ‘Viola’.

Klubi i Fiorentinës, Njoftim:

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të jashtëzakonshëm, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj kryesore, një figurë që ka shënuar historinë e fundit të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas sëmundjes që ndodhi të dielën, shuhet sot në spitalin “San Raffaele” në Milano.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!