Daliç prezanton Kroacinë para turneut “ACUD Cup” në Egjipt

  • Federata Kroate e Futbollit do të pajisë me bileta falas për të dyja ndeshjet e kombëtares kroate në Egjipt, si dhe do t’ju mundësojë ndjekjen e seancave stërvitore të Kroacisë gjatë qëndrimit në Kajro.

Kroacia mblidhet në Zagreb dhe do të stërvitet në stadiumin ‘Maksimir’ deri më 21 mars kur do të udhëtojnë për në Kajro.

Kombëtarja e Kroacisë, rivali i Shqipërisë në Euro 2024 nisi sot përgatitjet për turneun e Kajros, ku të shtunën do të përballen me Tunizinë.

Në turne marrin pjesë edhe Egjipti dhe Zelanda e Re. Paraprakisht Daliç ka mbajtur një konferencë për media.

– Na presin dy ndeshje miqësore, turneun do ta shfrytëzojmë për t’u socializuar dhe përgatitur për atë që na pret në qershor. Diçka e ngjashme ndodhi në Katar para Kupës së Botës. Mendoj se lojtarët do të përfitojnë nga këto shtatë ditë mes tyre, nuk do të thosha relaksim, por sigurisht një atmosferë ndryshe nga ajo në klube, theksoi në fillim të konferencës për media trajneri Zlatko Daliç.

Më pas trajneri shpjegoi listën e të ftuarëve që sikundër te Shqipëria dhe Italia, kontestimet kanë figuruar goxha. Kombëtarja e Daliç u mblodh në hotelin Sheraton të Zagrebit.

Ndërkaq kombëtaret u njoftuan se është arritur një marrëveshje me Federatat e futbollit të Egjiptit, Tunizisë dhe Zelandës së Re që turneu i përbashkët miqësor të luhet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, në vend të atij të planifikuar në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Lista e Kroacisë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!