Spaleti nis përplasjet me futbollistë të paftuar, Italia dy teste në Amerikë

Italia e Spaletit ka në prodram dy miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa sot stafi teknik ka nisur punën për të studiuar detajet përfundimtare dhe për t’u dhënë lojtarëve mundësinë e fundit për të fituar një vend në Euro 2024.

Italia është gati të fluturojë në Majemi por fillimisht trajneri duhej të përballej me rastin e nxehtë që çoi në përjashtimin e i Françesko Açerbit nga grupi:

“Mendimet e mia janë në deklaratën që kemi bërë – komentoi Spaleti -. Nga ajo që më tha Açerbi nuk ka pasur asnjë incident racizmi, por me gjërat që janë për t’u sqaruar është e drejtë. Sigurisht mbetet një zhgënjim i madh të marrim këto vendime për këto episode por duhet të jemi të kujdesshëm. U përpoqa të flisja me Juan Jesus por telefoni i tij ishte i fikur.”

Më pas trejneri i ‘Axurrëve’ u përpoq të shpjegonte vendimet e tij në funksion të miqësoreve kundër Venezuelës (21 mars) dhe Ekuadorit(24 mars) para se Italia të luajë me Shqipërisë, Spanjën dhe Kroacinë në Euro 2024. Zgjedhja për të përjashtuar Imobile, Skamaka e ndonjë tjetër…

Në fund Spaleti shtoi faktin se në SHBA i pret një lumë me italianë që presin të shohin kombëtaren e tyre. ” Le të bëjmë të lumtur 20 milionë njerëz që na presin në Shtetet e Bashkuara dhe duan të na shohin. Për ne është një provim nga pikëpamja taktike sepse tani, por me pak kohë në dispozicion kemi qenë aktivë. Tani ne mund të zgjerojmë njohuritë tona duke bërë diçka ndryshe, duke përfshirë sistemin e lojës.”

Lista e Italisë për ndeshjet e marsit (lista e përpiluar dy ditë më parë):

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!