Gjermania dy miqësore në qershor

Mikpritësja e fazës finale ‘Euro 2024’ Gjermania, po përgatitet seriozisht e dhe për ta bërë sa më efikase aventurën shtëpiake ka nisur seancat përgatitore këto ditë. Ata kanë në axhendë dy teste me Francën jashtë (23 mars) dhe me Holandën në shtëpi më 26 mars).

Më tej ‘Pancerat’ do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në fillim të qershorit.

Skuadra e Nagelsman do të sfidojë Ukrainën në Nuremberg më 3 qershor, ndërsa Greqia do të mbërrijë në Mynshengladbah katër ditë më vonë, siç sqarohet nga Federata e tyre.

“Ndeshjet e fundit para fillimit të turneut janë gjithmonë diçka speciale. Ekipi është në mes të përgatitjes, secili lojtar lufton për vendin e tij në ekip dhe trajneri mund të vendosë detajet e fundit,” tha drejtori sportiv Rudi Fëler./Foto ‘X’/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!