Kukësi ‘shtron’ Vllazninë, Apolonia ndalet nga Korabi

Surpriza e kësaj fillimfaze të katërt mban emrin e Kukësit. Pasi mposhtën Laçin, verilindorët marrin një tjetër 3-pikësh të artë përballë skuadrës së momentit, Vllaznisë.

Mes shumë episodesh, kryesisht në pjesën e dytë, ku Salami shënoi në sekondat e para por një top i prekur me dorë anuloi festën dhe Duka që rrezikoi të ndëshkohej me të kuq por VAR-i e shpëtoi, Kukësi iu fal Solodonikovit.

Sulmuesi e bëri sefte përballë shkodranëve brenda shtatë minutave duke vulosur takimin e duke entuziasmuar vendasit që matematika dhe perfomanca në sfidat e fundit i mban ende në lojë.

Vllaznia nuk ia del t’ia rrëmbejë fronin Egnatias dhe fiksohet në vendin e dytë mjaft komode me 49 pikë, ndërsa ekipi i Devollit nuk i shpëton aq kollaj vendit të fundit por tashmë numëron 25 pikë.

Sakaq, është mbyllur në barazim 1-1 përballja e fundit në program për javën e 25-të të Kategorisë së Parë mes Apolonisë dhe Korabit. Gjithçka u vendos në minutat e fundit të sfidës me miqtë që iu rrëshqiti fitorja nga duart dhe me gjithçka që mbeti e njëjtë edhe në llogaritë e klasifikimit ku skuadrat kanë pikë të barabarta.

Abissnet Superiore, Java 28:
Kukësi – Vllaznia 2-0 (Solodonikov 72′, 79′)

Kategoria e Parë, Java 25:
Apolonia – Korabi 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!