Kukësi “finale numër 2”, derbi Tirana- Dinamo kush e di…fundin

Apolonia- Korabi (14:00) i bashkohet sfidave të sotme, me duelin e vetëm të Kategorisë së Parë e cila luajti dje aktin e 25-të.

Me Kukësi-Vllaznia me start orën 14:00 dhe Tirana Dinamo Siti në 17:00 mbyllen duelet e javës së 28 Abissnet Superiore. Ata nisën dje teksa me rezultatet e arritura dhe përqasjen teknike të sotme do t’i japin fizionominë e re vendosjes në tabelë.

“Kukës Arena”, për vetë situatën ku gjëndën verilindorët, pritet të tentojnë fitoren e dytë radhazi duke u përballur me skuadrën më në formë të momentit, Vllazninë.

Nga ana tjetër skuadra kuqeblu ka shansin e artë që për herë të parë të parakalojnë Egnatian dhe të marrin të vetëm kreun e renditjes.

Ndërkohë në ‘Air Albania Stadium’ me fillim orën 17:00 zhvillohet derbi Tirana- Dinamo. Te kampi bardheblu janë gati për të nisur një cikël ‘rehabilitimi’ pasi me 5 javë pa fitore, kanë vështirësuar goxha pjesëmarrjen në ‘Final Four’. Mungesa e vetme ajo e Hoxhallarit (kartonë). Pritet rikthimi i mbrojtësit Filip Najdovski.

Te blutë e Dritan Mehmetit, situata është disi më ndryshe. Skuadra ka pushuar më gjatë se rivali (nuk luajti javën e kaluar me Teutën me sfidën e shtyrë për shkaqe klimaterike) dhe ka po aq pikë sa Tirana.

Në dyshim Gudiabi ndërsa mungon Bardhi. Dinamo sipas trajnerit mendon vetëm për këtë takim por nëse fiton sot dhe arrin të marrë tri pikë në sfidën e prapambetur, llogaritë e dërgojnë në vend të 4-ët. Gjithësesi, sot radha e derbit. Të dyja skuadrat kanë nga 36 pikë.

Java e 28-të (e para e fazës së katërt)

Sot:
Kukësi- Vllaznia 14:00

Tirana- Dinamo 17:00 (Air Albania)

Luajtur të shtunën:

Erzeni- Laçi 0-0 (në Rrogozhinë)

Teuta- Partizani 1-0

Skënderbeu- Egnatia 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!