Të ‘voglat’ bëhën të mëdha, bien Egnatia e Partizani

Abissnet Superiore, Java 28:
Skënderbeu – Egnatia 2-0 (Franklin 20′, 39′)
Teuta – Partizani 1-0 (E.Peposhi 66′)

Nga Sara Gjidiaj

Teuta dhe Skënderbeu surprizojnë skuadrat e kreut duke siguruar nga 3 pikë mjaft të rëndësishme në garën për katërshen dhe mbijetesën. 2-0 për korçarët ndaj rrogozhinasve që duket se po i lejojnë vetes lirshmërinë e të humburit dhe 1-0 për Teutën që tenton të ringrihet.

Sfida në “Niko Dovana” u vulos nga një eurogol i Peposhit në pjesën e dytë që befasoi Qirkon dhe Partizanin. Këta të fundit shënuan në fraksionin e parë por pozicioni i parregullt i’u prishi festën.

Sakaq, korçarët i mbyllën llogaritë brenda pjesës së parë ku protagonist ishte Frenklin me dy golat e shënuar përballë Sherrit. Egnatia vijon eksperimentet me luksin që i jep pozicioni në klasifikim dhe Aleksin që “fal” një penallti.

Kështu, Skënderbeu e sheh veten në katërshe me diferencën e duhur për të mos u mbërritur as këtë javë nga ndjekësja më e afërt që është Tirana. Teuta sakaq, barazon me pikë Laçin dhe provon te dalë nga zona e ftohtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!