Erzeni- Laçi pa fitues, Kastrioti surprizon Vorën

Abissnet Superiore, Java 28:
Erzeni – Laçi 0-0

Me Erzeni-Laçi luajtur në Rrogozhinë, nisi kjo javë e 28-të Abissnet Superiore, njëkohësisht edhe faza përfundimtare e këtij edicioni. Një barazim pa vlerë që i lë të dyja ekipet në vend dhe që vetëm minimizon shpresat për objektivat përkatës.

Skuadra e Laçit diktoi në pjesën më të madhe (kryesisht pjesën e parë me 5 raste goli) të minutave ku e vetmja gjë që mungoi ishte finalizimi i saktë. Ndërkohë, Erzeni e prishi gjumin kur luhej gjysma e dytë e pjesës së dytë edhe pse as shijakasit nuk e ndjenë shijen e golit.

Sa i përket klasifikimit asgjë nuk ndryshon. Skuadra e Deliallisit mban vendin e nëntë në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Laçi atë të shtatë me 31 pikë. Tashmë për të dyja skuadrat objektiv duket se do të jetë mbijetesa.

Sakaq, luhet edhe në Kategorinë inferiore aty ku për llogari të javës së 25-të Bylis mposhti Besën, njësoj siç bëri dhe Luzi ndaj Tomorit. Me përmbysje Kastrioti kaloi Vorën, ndërsa Flamurtari dhe Lushnja u ndanë në barazim pa gola.
Kategoria e Parë, Java 25:
Bylis – Besa 2-0
Flamurtari – Lushnja 0-0
Vora – Kastrioti 1-3
Tomori – Luzi 2008 1-2 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!