Shkolla spanjolle dominon, Inter mbetet jashtë Champions

Cjampions League faza për 1/8-at:

Dortmund– PSV 2-0 (1-1)

Atletiko Madrid– Inter 2-1 (0-1) 3-2 pas penalltive

Filimisht Borusia Dortmund siguroi biletën çerekfinaliste të parafundit teksa në ‘Iduna Park kaloi PSV 2-0 (1-1 e vajtjes). Filimisht Xhejdon Sanço (3′) dhe më pas goli i sigurisë ardhur nga veterani Marko Rojs në të 95’-ën.

Ndërkohë finalja e mbërmjes u luajt në “Metropolitano” të Madridit me Atletiko- Inter e cila nisej nga rezultati 1-0 për zikaltërit.

Në këtë takim drithërues ishte skudara italiane e cila shënoi në të 33′ me Di Markon por francezi i ekipit madrilen Grizman barazoi pas dy minutave (35′) për ti dërguar skuadrat në balancë pas 45 minutave.

E dyta ishte epike për nga mënyra e performancës në fushë ndërsa në fund Atletiko me Depai (87′) kaloi përpara vendasit duke e dërguar takimin në shtesë.

Raste të sfumuara dhe shumë tension psikologjik në fushë për asgjë. Për biletën e fundit vendosën penalltitë. Aty ku portieri slloven Jan Oblak bëri heroin e Atletikos duke pritur dy penallti.

Një dorë dha dhe Lautaro Martinez i Interit që humbi penalltinë e fundit (gjuajti jashtë) duke bërë që festa dhe lotët e gëzimit të shpërthenin në kryeqytetin spanjoll./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!