Inter drejt Madridit, Dortmund pret PSV

Pas kualifikimit të Barcelonës ndaj Napolit 3-1 dhe kalimit të Arsenalit me Porton pas penalltive (4-2), sot radha e dy çifteve të fundit për një biletë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Me fillim orën 21:00 në ‘Metropolitano’ të madridit, Atletiko Madrid Inter ndërsa në ‘Iduna Park’ të Dortmundit përballja Borusia Dortmund- PSV Eindhoven.

Garë e ndezur padyshim që konsiderohet ajo që luhet në kryeqytetin spanjoll aty ku Inter ‘vrastar’ në Serie A, do duhet të mbrojë fitoren e ndeshjes së parë 1-0.

Edhe në Dortmund vendasit pritet të vuajnë ndaj holandezëve plot histori në Europë. Pavarësisht barazimit 1-1 në të vajtjes, dueli i ngjan një derbi dhe situata mund të ofrojë betejë të fortë sportive.

Sot, 21:00:

Atletiko Madrid- Inter (0-1)

Dortmund-PSV (1-1)

Luajtur dje:

Barcelona-Napoli 3-1

Arsenal– Porto 1-0 (4-2 pas penalltive)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!