Everton fiton në Apel, rekuperon 4 pikë
Në nëntor 2023 klubi pësoi një zbritje prej 10 pikësh për shkeljen e PSR-ve.
Everton ia hedh në Apel. Zbritja e pikëve të Evertonit për shkeljen e rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë në Premier Ligë është ulur nga 10 pikë në 6 pikë.
“Toffees” apeluan vendimin që i goditi ata me një zbritje në nëntor për shkeljen e PSR në periudhën trevjeçare deri në 2021/22.
Skuadra nga Liverpuli tani ngjitet në kuotën e 25 pikëve duke krijuar edhe qetësinë e duhur nga kërcënimi i fundit të tabelës (pozicioni i ri, vendi i 15-të).