Klop: FA Cup? Mbetet objektiv i radhës

“Ndeshja e sotme? Ky është objektivi ynë tani.” Kështu e prezantoi Jurgen Klop ndeshjen e sotme në FA Cup kundër Sauthempton. Trajneri i Liverpul-it e prezantoi ndeshjen kështu:

“Kjo është si të thuash, pika e radhës në rendin e ditës dhe kërkon përqendrimin tonë total dhe angazhimin tonë absolut. Fillimisht duhet të rikuperohemi nga lodhja e fundjavës dhe të shohim se kush duhet të jetë në fushë.

Lajmi i mirë është se ne do të kemi 11 lojtarë me fanella të kuqe si titullarë dhe të tjerë në pankinë të gatshëm për të dhënë gjithçka për këtë klub. Kjo mjafton.

Ndeshjet e sotme në FA Cup:

Çelsi- Lids 20:30

Notingham- Mançester Junajtid 20:45

Uolves- Brajton 20:45

Liverpul- Sauthempton 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!