Fortaleza goditet në kthim, futbollistë në spital

Futbolli në Brazil pranë një tragjedie. Autobusi me të cilin po udhëtonin lojtarët e Fortalezës u sulmua nga disa tifozë të Sport Recife në fund të ndeshjes së Copa do Nordeste.

Kjo është një pjesë e deklaratës së klubit të sulmuar: “Autobusi i delegacionit të Fortalezës, i cili mbante sportistë, staf teknik dhe drejtues, u sulmua me bomba dhe gurë nga tifozët e Sport teksa po dilte nga Pernambuco Arena pas ndeshjes së Copa do Nordeste.

Pas aksidentit, delegacioni u transportua me shpejtësi në spitalin më të afërt në Recife. Gjashtë lojtarë u goditën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!