Santos/ Nejmar i lutet presidentit: Tërhiqeni 11-tën sa të kthehem
Klubi i rrëzuar pas 111 viteve në Kategorinë e Dytë tërhoqi numrin 10 të Pelesë.Presidenti i ri: Nejmar më shtoi besimin e kthimit të Santos.
Sulmuesi brazilian Nejmar u largua këtë verë nga PSG për t’iu bashkuar kampionatit saudit duke nënshkruar për klubin Al-Hilal. Aventura deri më tani është përkeqësuar që kur Nejmar këputi ligamentin e kryqëzuar në gju.
Teksa po rekuperohet ai pa rrëzimin e klubit të tij të dikurshëm Santos, në Brazil, i zbritur në divizionin e dytë. Por sulmuesi duket se i ka bërë të ditur presidentit të Santos se kishte ndërmend të vishte fanellën e Santos fill pas riaftësimit.
Santos me 111 vjet prezencë në divizionin e parë brazilian, para katastrofës konsiderohej klubi legjendë. Monumenti i futbollit brazilian, i cili zbuloi lojtarë si Pele, Nejmar dhe Rodrigo, është në rrezik…
Ndërkohë mësohet se Nejmar ka telefonuar presidentin e klubit brazilian, Marcelo Teisheira të zgjedhur me 9 dhjetor 2023. Zbritja në Kategorinë e Dytë e shtyu presidentin të hiqte numrin 10, të veshur nga Pele, por Nejmar i bëri një kërkesë të veçantë.
Flet presidenti: “Unë mora një telefonatë prej tij dhe ai më tha: President, ju keni tërhequr 10-ën derisa të ktheheni në divizionin e parë”, shpjegon Teisheira në mikrofonin e TV Santa Cecilia. Kështu që tërhiqni edhe 11-ën derisa të kthehem unë”. Tashmë jam i lumtur, jam plot shpresë. Unë do ta paraqes kërkesen në grupin tonë për shqyrtim”.