E shtuna, akti i fundit për vendin e fundit ‘Final Four’

Me përfundimin e javës së 35-të Superiorja dha thuajse të gjitha verdiktet sezonale para se të luhet Final Four’. Risia e padisktueshme e elitës së futbollit shqiptar të këtij edicioni.

Egnatia ka mbyllur në vend të parë, Partizani kap vendin e dytë ndërsa në fazën ‘Final 4’, listohet matematikisht (që nga java e 34) Vllaznia. Laçi ka mbyllur me vendin e tetë çka do të thotë play out i garantuar me njërën mes Flamurtarit, Vorës, Apolonësë apo Korabit.

I vetmi verdikt i pazbardhur e që merr përgjigje të shtunën, lidhet me emrin e skuadrës së katërt që përfshihet në ndeshjet e ‘Final Four’.

Në javën e 36-të, Skënderbeu (48), Tirana (47), Teuta (47) dhe Dinamo (47 pikë) me ethet e fundit të këtij kampionati të 85-të kombëtar të futbollit elitar.

Programi i ndeshjeve të ditës së shtunë me orarin e njëjtë 16:00.

Abissnet Superiore, java e 36-të (e fundit) 2023/2024.

E shtunë 11 maj ora 16:00

Egnatia- Tirana

Laçi- Kukësi

Teuta- Dinamo Siti

Partizani- Erzeni

Vllaznia- Skënderbeu/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!