Dy supergola në Laçi- Dinamo, Skënderbeu zhyt Erzenin

Abissnet Superiore. Java 24:
Laçi – Dinamo 1-1 (Qato 72’/ Denison 30′)
Erzeni – Skënderbeu 0-3 (Frenklin 2′, Nikaj 7′ pen, Janaqi 76′)

Janë mbyllur dy sfida të tjera të Abissnet Superiore. Një barazim i luftuar mes Laçit dhe Dinamos dhe një fitore e thellë e Skënderbeut që fundos Erzenin.

Rivalitet që në start në Laç ku vendasit u treguan më kërkues në fillim por miqtë ishin më të saktë. Denison dërgoi mjaft bukur topin në rrjetën e Dajsinanit duke ndezur festën në pankinën blu.

Reagimi i bardhezinjve edhe pse disi vonë ia dolën të barazonin pas një sërë përpjekjesh me një super gol të Klinti Qatos. Minuta të zjarrta në vijim më protagonistë kurbinasit por me një rezultat të fiksuar 1-1 deri në vërshëllimën e fundit. Një sfidë e shoqëruar shpesh me kontestime e kartonë të shumtë të verdhë.

Sakaq, paralelisht në Rrogozhinë Skënderbeu fitoi me 3 gola ndaj Erzenit të Bejzades. Start i vrullshëm për korçarët që kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 5 minutash dhe vulosën në të 76′-tën.

Sa i përket klasifikimit, Laçi dhe Dinamo ruajnë diferncën prej 3 pikësh me kryeqytetasit më lart në renditje, ndërsa Erzeni mbetet në zonën e kuqe. Skënderbeu garon seriozisht për Europën tashmë me një diferencë prej 3 pikësh me Tiranën./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!