Milan afrohet me çerekfinalet, blof Braga e Betis

U zhvilluan 8 takimet e orës 21:00 në Europa dhe Conference League të vlefshme për 1/16 e tyre. Ndryshe nga duelet e orës 18:45 këtu surprizat ishin të shumëta.
Karabak mund Bragën në udhëtim, Ajaks magjik në shtesë, Benfika i falet dy penalltive të Di Marias për të kaluar Tuluzë, Betis thyhet nga Dinamo Zagreb në Sevilje.
Rezultatet:
Europa League 21:00 (vajtje)
Milan -Rëne 3-0
Benfika- Tuluzë 2-1
Lens- Frajburg 0-0
Sporting Braga- Karabak 2-4
Conference League 21:00 (vajtje)
Betis- Dinamo Zagreb 0-1
Ajaks-Bodo/Glimt 2-2
Servete- Ludogorets 0-0
Makabi Haifa- Gent 1-0 (në Budapest)