Europa ‘plot’, Europa dhe Conference League në të vajtjes

Ditë e ngjeshur sportive në Europë. Kështu Europa League dhe Conference League do të zhvillojnë sot ndeshjet e vajtjes në kërkim të një bilete për në çerekfinale të dy kompeticioneve të UEFA-s.

Në Ligën e Europës ajo që intrigon lidhet me duelin e Roterdamit aty ku do të përballen Fejnord me Romën. Dy skuadrat diskutuan më 25 maj 2022 finalen e Conference League në ‘Air Albania Stadium’ (fitoi Roma 1-0) dhe sot pritet një tjetër duel i zjarrtë.

Gjithësesi, të tjera sfida pritet të ndezin mbrëmjen. Vëmendje në Stamboll aty ku Gallatasaraji pret Spartën e Pargës. Në gjirin e skuadrës mike dy futbollistët shqiptarë Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

Sakaq në Ligën e Konferencës, në këtë fazë të garës spikasin takime të tjera të forta. Ajaks- Bodo/Glimt një ndër sfidat me pritshmëri të lartë.

Të gjitha ndeshjet janë të planifikuara të zhvillohen në 18:45 dhe 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!