Martini kthehet në Shkodër për të mundur…”Osmanët”

Në vigjilje të sfidës së ‘Loro Boriçi’-t teksa sot në orën 17:00 përballen Vllaznia- Teuta, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani tha ndër të tjera se “Vllaznia e ka për detyrë të mundë Teutën”.

Mesazhi është i qartë. Shkodranët kërkojnë vijimësi në lojë e rezultate pozitive për t’u ngjitur me prepotencë në katet e sipërme të klasifikimit, ku më e pakta kërkohet të ruhet zona ‘4’. Ndaj durrsakëve të cilët drejtohen nga një shkodran (Edi Martini) kontigjenti vendas i plotë pasi veç Salës të gjithë të tjerët janë gati.

Në anën tjetër Teuta pasi la vendin e fundit javën e kaluar insiston të luajë për të tjera pikë të vyera. Ato që do ta ‘shkulnin’ nga zona e kuqe e më pas për të parë se çfarë ofron fundi i edicionit.

Barazimi në Laç 1-1 dhe fitorja me Skënderbeun 3-0 tregues për rikthimin e ‘Djemëve të Detit’ që në këtë takim do mungojë sërish Ledio Beqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!