Egnatia ndalet nga Laçi, Spahiu humb penallti
Abissnet Superiore, Java 23:
Egnatia – Laçi 0-0
Egantia – Laçi ishte sfida që çeli xhiron e 23-të të Abissnet Superiore. Kurbinasit nuk mundën as këtë radhë të thyenin mallkimin ndaj Egnatias duke u ndalur në barazim në fushën e kësaj të fundit.
Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, por jo pa raste. Më të pastra ishin ato të kurbinasve që rrezikuan me gjuajtjen e pafat të Qatos dhe me disa depërtime të tjera në zonën e Sherrit.
Në fraksionin e dytë timonin e lojës e merr skuadra vendase e Egnatias me bardhezinjtë që u tërhoqën mbrapa. Episodi kryesor, ai i penalltisë, nuk u shfrytëzua nga rrogozhinasit për të kaluar në avantazh pasi Dajsinani i bëri pritë gjuajtjes së Spahiut.
Një pikë që nuk i kënaq bardhezinjtë për objektivin e tyre të “Final four” dhe bën më të lumtur rrogoHinasit që ruajnë vazhdimësinë e tyre si udhëheqës të kampionatit.