Nations League, Shqipëria pret me ankth shortin

Në shtator, tetor dhe nëntor 2024, zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kombëve në grupe.

Sot në orën 18:00 Shqipëria do të mësojë zyrtarisht shortin e Nations League për edicionon 2024/2025.

Në Paris, zyrtarë të UEFA-s do të drejtojnë ‘goglat’ e edicionit të katërt të kompeticionit më të ri të saj. Pozicioni i kuqezinjëve aktualisht është në Ligën B teksa figuron e vendosur në vazon 3.

Grupi me katër kombëtare pritet të jetë i vështirë pasi rivalët e mundëshëm nga vazo e parë (Anglia, Austria, Republika Çeke dhe Uellsi), por dhe nga ato 2 dhe 4 mbartin emra sugjestionues në Europë.

Norvegjia e Ukraina nga vazo 2 apo Turqia e Greqia nga vazo 4, të gjitha të mundura për grupin e Shqipërisë.

Sakaq edhe Kosova në Ligën C do të presë me vemendje të shtuar shortin e saj. Ende nuk janë zbuluar të gjitha detajet e shorteut të cilat si gjithnjë, pritet të vijnë përmes risive. Portugalia, Franca dhe Spanja janë tre fituesit e Nations League deri tani./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!