Shorti i Nations/ Shqipëria sërish në grup me Çekinë

Në Paris u hodh shorti i Ligës së Kombëve të UEFA-s 2024/2025. Shqipëria si pjesë e Ligës B,peshkoi në Grupin B1, Republikën e Çekisë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Në Ligën C, Kosova bën të njëjtën gjë ndërsa sërish në grup i vjen Rumania. Ndërkaq short relativisht i mirë për Maqedoninë e Veriut (Liga C).

Ajo që duket risi e bukur, përballja e dyfishtë në Ligën A mes Zvicrës dhe Serbisë të shortuara te Grupi A4 së bashku me Spanjën dhe Danimarkën.

Ndeshjet në shtator, tetor dhe nëntor 2024.

Liga A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë &Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

Liga B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Liga C
Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

Liga D
Grupi D1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi D2Moldavi, Malta, Andorra

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!