Ceferin shpjegon moskandidimin, sulmon Boban dhe afrohet me…familjen

Ceferin: Jam lodhur nga COVID-19 dhe nga dy beteja, projekte të pakuptimta të të ashtuquajturës Superligë.”

Slloveni Aleksander Ceferin hoqi dorë nga mandati i tij i katërt për postin e presidentit të UEFA-s. Në Kongresin e Parisit ai deklaroi se nuk do të jetë më kandidat. Ai gjithashtu sulmoi legjendën e futbollit kroat, Zvonimir Boban.

– Afërsisht gjashtë muaj më parë vendosa që të mos kandidoj për një mandat të ri në vitin 2027. Ajo që më bën të lumtur dhe krenar është se jam kapiteni i anijes që i mbijetoi motit të stuhishëm, tha slloveni.

Kujtojmë se Zvonimir Boban së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga UEFA duke thënë se nuk mund të jetë me njeriun (Aleksander Ceferin) që kërkon të ndryshojë statutin vetëm për të qëndruar në selinë e presidentit të UEFA-s.

Më tej, Ceferin e sulmoi ish-kolegun e tij në konferencën e sotme.”Jam lodhur nga autoritete të vetëshpallura me moral të lartë. Ju e dini për kë po flas, ai nuk e meriton komentin tim. Ai mezi priste sepse pas ekspozimit tim rënkimi i tij nuk do të kishte më kuptim. Tani mendoni, aspiratat personale të kujt janë në rrezik? Dhe mendoni, morali i kujt është në lojë?, tha kreu i UEFA-s.

Ai shtoi: “Sigurohuni që shumica e njerëzve në futboll nuk janë si disa klloun. Shumica janë njerëz të shkëlqyer që e duan lojën tonë të bukur. Vendosa të mos rikandidoj rreth gjashtë muaj më parë. Arsyeja? Çdo organizatë ka nevojë për gjak të freskët pas një kohe, por arsyeja është edhe largësia nga familja ime, nga e cila jam larguar prej shtatë vitesh dhe do të jem larg edhe për tre vjet. Familja ime ishte e para që e mori vesh vendimin tim”, traportoi ‘Telegraf’ në Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!