FIFA dhe UEFA, fitime marramendëse për klubet
Ndërsa trajnerë, menaxherë dhe vetë lojtarët ankohen për shumë ndeshje në kalendar, FIFA dhe UEFA përgjigjen duke joshur gjithçka me një ‘dush’ parash.
Si Botërori i Klubeve, ashtu edhe formati i ri i Champions League do të sjellin shumë miliona euro në arkat e klubeve. Shifrat e fituara për turneun e FIFA-s, shuma totale e çmimeve të fituara shkon 2.5 miliardë: 100 milionë për këdo që fiton trofeun, rreth gjysma vetëm për pjesëmarrjen në finale. Një luks i vërtetë. Nëse ndonjëra skuadër do të shkonte keq, vetëm tre ndeshjet në grup do të garantonin një të ardhur prej 50 milionë eurosh.
Por kjo nuk është e gjitha. Për të mbajtur larg sirenat e Superligës për formatin e ri të Ligës së Champions, UEFA ka vendosur të rrisë me 30% çmimin e përgjithshëm në krahasim me edicionin aktual, duke e çuar në 2.7 miliardë euro.
Para që duhet t’i sigurojnë klubeve rreth 60 milionë euro vetëm për hyrjen në fazën e parë dhe që sigurisht do të zgjerojnë diferencën me skuadrat që nuk do të marrin pjesë.