Ranglista/ Partizani dhe Laçi udhëheqin në Europë

Së fundi FIFA dhe UEFA kanë përditësuar ranglistën me ekipet përfaqësuese dhe klubet e futbollit, ku pjesë e tyre janë edhe klubet shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Partizani falë ecurisë së fundit në Europë renditet aktualisht në vendin 211-të. I dyti vjen Laçi në vendin e 233-të teksa Tirana pozicionohet në vendin e 257-të. Teuta mban vendin e 287-të, Vllaznia në vendin e 312.

Ndërkohë ekipi me renditjen më të lartë është skuadra e Ballkanit e drejtuar nga Ilir Daja. Kampionët e Kosovës, janë ngjitur në vendin e 159-të.

Nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës në vendin e 176 dhe Shkupi në të 180-in./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!