Lando Norris, fitues i Çmimit të Madh në Majemi
Befasuese. Piloti i McLaren Lando Norris jashtë çdo parashikimi fiton në F1 Çmimin e Madh të garës së Majemit në SHBA.
Anglezi arriti të bënte një garë fantastike duke lënë mbrapa edhe kampionin e botës, Maks Verstapen, deri tani i pathyeshëm.
Piloti i Red Bull zuri vendin e dytë në këtë garë tejet interesante. Vendin e fundit në podium e zuri piloti i Ferrarit, Sharls Leklerk ndërsa spanjolli Karlos Sainz kapi vendin e katërt.
Kështu, Lando Norris e ktheu karrierën e tij në pak më pak se dy orë (gjashtë vite në kampionatin Botëror të F1, të gjitha me McLaren) duke fituar edicionin e tretë të Çmimit të Madh të Majemit. Makina e Sigurisë i dha një ndihmë të konsiderueshme pilotit të McLaren…