Poçetinon e “shkarkon” Bella Silva, në skenë Alonso

  • Pronarët e Çelsit janë duke konsideruar potencialisht një ndryshim të menaxherit dhe Çabi Alonso pëlqehet nga Behdad Eghbali, i cili është i gatshëm ta marrë menjëherë spanjollin.

Pas humbjes kundër Uolverhampton në kampionatit (2-4) në ‘Stamford Bridge’, pozicioni i Mauricio Poçetinos nuk duket më i fortë duke pasur parasysh paaftësinë e tij për ta kthyer skuadrën pas një viti negativ si ai vitin e kaluar.

Pavarësisht investimeve masive në ndërtimin e skuadrës skuadra londineze është në vendin e njëmbëdhjetë, 13 pikë prapa vendit të pestë dhe 15 pikë pas dyshes Aston Vila-Siti që zënë dy vendet e fundit të vlefshme për Champions League.

Zërat për shkarkimin e argjentinasit bëhen gjithnjë e më të forta me bashkëshorten e Tiago Silvës, e cila shkroi në rrjetet sociale një mesazh të fshehtë në platformën X, të cilin tifozët blu e lexuan si kritikë ndaj trajnerit. “Është koha për ndryshim. Nëse prisni më shumë do të jetë vonë”, ka shkruar Bella Silva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!