Broja te Fulhem, kushti të luajë më shumë se …gjysmën

Arrihet akordi. Armando Broja do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Fulhem në Londër. Sulmuesi shqiptar, pjesë e Çelsit, është huazuar te fqinjët deri në verë për shumën e 4 mln paundëve.

Interesant një pikë në klauzolë për 23 vjeçarin nga Malësia e Madhe. Nëse sulmuesi nuk luan më pak se gjysmën e ndeshjeve te Fulhem atëherë drejtuesit e klubit të ri nuk do të paguajnë asgjë në arkat e Çelsit.

Gjigandi kuqezi më herët veç Çelsit, ka luajtur në Holandë për Viteshë dhe për Sauthempton në Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!