Laçi-Vllaznia fiton “Hamiti”, Dinamo e madhe po…vjen

Java e 22-të Abissnet Superiore uli siparin me sfidat Laçi – Vllaznia dhe Erzeni – Dinamo. Një barazim dhe një 3-pikësh me shumë gola shoqëruan dy takimet përmbyllëse të këasj jave.

Në Laç u zhvillua një duel mjaft interesant që u luftua deri në fund të tij. Kurbinasit morën të parët avantazhin me penalltinë e saktë të Ujkës në minutën e 40′-të por shumë shpejt u përgjigjën shkodranët duke barazuar në të 50′-tën.

Gjuajtja e Alivodës dhe devijimi i Paulo Xhunior ndalën topin në rrjetën e Dajsinanit dhe rikthyen baraspeshën përfundimtare. Shumë polemika gjatë kësaj përballjeje kundrejt Hamitit që shpesh u duzya në vendimet e tij duke ngjallur jo pak irritime te të dyja skuadrat.

Sakaq, në Rrogozhinë u panë 4 gola me firmën e Dinamos dhe një Erzen i shpërfytyruar. Hoxha, Kaçorri, Zabërgja dhe Bardhi lanë gjurmë në këtë sfidë duke shënuar për fitoren bindëse të Dinamos që tashmë parakalon Laçin në renditje.

Bardhezinjtë janë të gjashtët në renditje me 27 pikë, teksa kuqeblutë renditen të tretët me 34 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani. Erzeni ndërkohë i bashkohet Kukësit e Teutës në zonën e rrezikut, aty ku gjendet me vetëm 22 pikë.

Abissnet Superiore, Java 22:
Laçi – Vllaznia 1-1 (Ujka 40′ pen/ Alivoda 50′)
Erzeni – Dinamo 0-4 (Hoxha 32′, Kaçorri 38′, Zabërgja 85′, Bardhi 89′)/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!