Superiorja ofron dy duele, Memushaj debuton në…Elbasan

Laçi- Vllaznia dhe Erzeni- Dinamo Siti janë dy takimet përmbyllëse të javës së 22-të Abissnet Superiore. Te sfida në Kurbin përballja mes dy skuadrave i ngjan një mini derbi pasi gjithnjë këto vitet e fundit Laçi- Vllaznia apo anasjelltas kanë dhuruar garë mbushur me emocion e shifra të paparashikueshëm.

Në fazën e parë, bardhezinjtë fituan 2-1 teksa pas golit të Boshnjakut (Vllaznia) në start, erdhi barazimi me Sobovalen në fundin e pjesës së parë e më pas perla e Tresës në të dytën për 2-1. Edhe në fazën e dytë dueli i luajtur në Shkodër i denjë dhe në fund rezultati ishte i barabartë 0-0.

Sot tjetër histori. Te skuadra e Josës janë rikuperuar thuajse të gjithë (Mjaki mungon për kartonë) ndërsa te Vllaznia situata është analoge pasi kontigjenti i Osmanit tërësisht në dispozicion.

Në të njëjtin orar në Rrogozhinë Erzeni pret Dinamon në një beteje sportive me pritshmëri të lartë. Në fakt vendosjet respektive në tabelë nuk përkojnë me pretendimet e vetë klubeve të cilët kanë figuruar mjaft aktiv në merkaton e janarit.

Afrimi i Xhelil Asanit nga shijakasit në limite shton litën e gjatë të lëvizjeve të dimrit por dhe mbipopullimi te blutë e kryeqytetit, bëjnë që te të dyja skuadrat të futën në fushë për pikët maksimale (edhe për të ‘justifikuar merkaton).

Sakaq supersfida e Kategorisë së Parë zhvillohet në orën 17:00 në ‘Elbasan Arena’. AF Elbasani pret Flamurtarin e rikonfiguruar në pankinë. Eqrem Memushi do të debutojë ndaj një rivali të fortë si Elbasani.

Java e 22-të, Abissnet Superiore

Laçi- Vllaznia 13:30

Erzeni- Dinamo Siti 13:30

Kategoria e Parë

AF Elbasani- Flamurtari 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!