Rikthehet dhuna në Angli, tifozë në fushë, gjakosen disa…

Situatë e paprecedentë u regjistrua sot sfidën mes Uest Bromuiç dhe Uolves, i vlefshëm për raundin e 1/16-ave të FA Cup, ku Uolves fitoi 0-2.

Sidoqoftë skenat e tmerrshme të dhunës pas një periudhe të gajtë qetësie u shfaqën sërish në ishull teksa në minutën e 78-të, pas golit të dytë të shënuar nga Kunja morën përmasa të frikshme deri në gjakosje.

Tifozët vendas pushtuan fushën, duke detyruar arbitrin të pezullojë përkohësisht ndeshjen. Megjithatë tifozë të caktuar u futën në fushë duke mos bërë asgjë për të evituar përplasjet e dhunëshme. Pas disa minutave u vendos rendi dhe gara rifilloi e përfundoi qetësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!