Guardiola: Klop rivali më i madh, do fle i qetë para sfidës…

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka folur për herë të parë që kur rivali i vjetër Jurgen Klop njoftoi se do të largohet nga Liverpul në fund të sezonit.

Ai dhe Guardiola kanë pasur një rivalitet tërheqës, si në Bundesligë me Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih, ashtu edhe në Premier League me Liverpul dhe Sitin.

Në fakt, Guardiola beson se largimi i Klop do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekipin e tij për shkak të konkurrencës së fortë që ka përcaktuarshpesh luftën për titull në Premier League.

“Jam pak i befasuar”, tha Guardiola për ITV për njoftimin bombë të gjermanit. “Ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Unë nuk e njoh nga afër, por mendoj se ai është gjithashtu një person i mrekullueshëm.

Kam ndjesinë se kur ai të shkojë, do të ndihet edhe te një pjesë e Mançester Sitit

“Ata (Liverpul) kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj në vitet e fundit. Klop si në Dortmund dhe këtu, ishte rivali im më i madh.

Do të më mungojë personalisht. Jam pak i lumtur sepse pa të do të fle pak më mirë një natë para ndeshjes kundër Liverpul-it. I uroj gjithë të mirat. Nuk e pranon, por do të kthehet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!