Qefalija te Dinamo, Erzeni kampion në afrime

Lëvizjet e fundit në merkato, vetëm pak ditë përpara se të trokasë gongu me 31 janar (23:59′) janë shtuar.

Sot Dinamo raportoi se ka marrë nga Tirana mesfushorin Klevi Qefalija.

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Klevi Qefalija është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve.Qefalija e ka nisur karrierën fillimisht me skuadrën dinamovite, për të kaluar më tej në akademinë dhe skuadrën e parë të KF Tiranës. 20-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.

Vllaznia pas afrimit të mbrojtësit të majtë brazilian, Andrei Jago Almeida ka zyrtarizuar 25-vjeçarin nga Kosova, Alfred Ajdareviç

Erzeni afron Donald Mëllugjën, Festim Alidemën dhe Emanullah Blazeviç.

Kukësi vijon afrimet. I fundit është sulmuesi Leonardo Uka i cili vjen nga eksperienca në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!