Egnatia zgjat kontratën me Malotën e Aleksin

Egnatia ka njoftuar sot se ka zgjatur kontratën me mbrojtësin Renato malota dhe mesfushorin ‘shkatërrues’ Albano Aleksi. Të dy lojtarët bazë të rrogozhinasëve zgjatën marrëveshjen me presidentin Demrozi deri në vitin 2025.

Njoftimi i klubit Egnatia:

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovojë kontratën me kapitenin Renato Malota deri në vitin 2025. Malota luan sezonin e dytë me fanellën e Egnatias ku në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Shqipërisë duke shkruar emrin në historinë e klubit tonë”.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovojë kontratën me mesfushorin Albano Aleksi. 31-vjeçari ka firmosur kontratën e re me klubin tonë deri në vitin 2025”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!